DESTINATIONS

team img

VLORA

Vlora is one of most beautiful destination in Albania, and you should definitely visit this city.

team img

LLOGARA

In Llogara you will find fantastic place and calm you might heve missed in the metropol and in your life full of stress.

team img

DHERMI

In Dhermi you will find untouched nature and of course warm hospitality.

team img

VLORA AREA

In Vlora Area you will fin a collection of beach, metropol, and amazing nature.


MAIN ACTIVITIES

INHERITANCE

SUNBATHE

HIKING

CRUISE


FACTS ABOUT VLORA

300

THOUSANTS OF VISITORS

250

SUNNY DAYS IN A YEAR

52

DESTINATIONS TO VISIT

200

TRADITIONAL FOODS TO TASTE


 

I4 TOUR

about img

“Zhvillimi Territorial për Turizmin e Qëndrueshëm, Ndërmarrjet Krijuese, Zhvillimin Rural dhe Punësimin e të Rinjve”

- Zbatuesi i projektit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes “MZHETTS”

- Partneri i projektit, Regione Autonoma Friuli Venezia Giulia “RAFVG”.

- Projekti zhvillohet në zonën e Vlorës (Vlorë, Llogara, Dhërmi).

- Periudha e Implementimit të projektit, 24 muaj.

- Financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim “IADSA”

Qëllimi i përgjithshëm:

Qëllimi i projektit është të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm territorial, mbështetjen e sipërmarrjeve kreative, punësimin e të rinjve, si edhe të përmirësojë kohezionin social në Shqipëri në një zonë të decentralizuar (Vlorë, Llogara, Dhërmi). Kjo zonë aktualisht është një nga hotspotet kryesore të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e turizmit në vend. I4Tour ka në fokus promovimin dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, (turizmin elitar, turizmin bregdetar, slow tourism, turistët me guida, agroturizmin, etj..). Pilotimi i këtij projekti në një zonë të caktuar do të mund të shërbejë për zbatime dhe në zona të tjera në një fazë të mëtejshme.

Arritja e objektivit të përgjithshëm bazohet në trajtimin e këtyre objektivave specifikë:

- Përmirësimi i politikave për mbrojtjen e ambjentit si dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore.

- Konceptimi i Turizmit të Qëndrueshëm.

Duke qënë në koherencë të plotë me Strategjinë Kombëtare të Turizmit, së bashku me Agjencitë e Turizmit, projekti I4Tour ka si qëllim zhvillimin e balancuar të territorit duke mundësuar Turizmin e qëndrueshëm në zonë. Pjesë e strategjisë për turizmin e qëndrueshëm do të jetë ndërgjegjësimi i popullatës në zonat rurale si dhe trajnimi i tyre për: mbrojtjen e mjedisit; për renovimin e ndërtesave ku ata mund të ofrojnë akomodim të përshtatshëm për turistët; ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe cilësore në zonë, furnizimin me ujë të pijshëm, largimin e ujrave të zeza, si dhe ruajtjen e vlerave kulturore të zonës - vlera këto që konsiderohen si një potencial real për zgjerimin e sezonit turistik, jo vetëm për vijën bregdetare por dhe në zonat rurale. Zona të cilat me promovimin e duhur mund të nxjerrin ne pah potencialet që ato mbartin në: agroturizëm, Turizmin Malor e atë Kulinar, apo zhvillimin aktivitete të veçanta si: diving, trekking, hiking, biking, fishing etj.

- Rritja e kohezionit social - duke fuqizuar përqasjen pjesëmarrëse të komunitetit për vendimarrje të përbashkët.

- Promovimi turizmit të përgjegjshëm - duke u përqendruar në vlerat sociale dhe kulturore të zonës për të mundësuar vazhdueshmëri.

- Promovimi i territoreve të pashfrytëzuara – duke gjetur mënyra të reja për tu bërë konkurrues si edhe të kapërcejë mungesën e mundësive të punësimit, duke identifikuar mundësitë që ofron sektori kyç i PPP (Partneritetit,Publik,Privat).

- Nxitja për shfrytëzimin e burimeve endogjene - duke u bazuar në kërkesat e tregut.

- Krijimi i mundësive të reja për punësim - nga ngritja e 3 Zyrave të Informacionit.

- Stimulimi i sipërmarrjeve të reja inovative - nëpërmjet mbështetjes me 10 grante.

Target group(s):

Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Autoritetet Lokale

- Bashkia Vlorë

- Komunat

- Zyrat apo Agjencitë e turizmit

Komuniteti Lokal

Shoqëria Civile

Operatorët turistikë, publikë e privatë

- Kompanitë e transportit të zonës

- Strukturat akomoduese (Hotelet, hostelet, bujtinat etj.)

- Organizatorët e eventeve të ndryshme

Sipërmarrjet e reja

Të rinjtë

Studentët

Turistët

Aktivitetet Kryesore

Info Point’s

Zyrat e informacionit do t’ju shërbejnë interesave të komunitetit, duke iu ofruar turistëve informacion të plotë mbi:

- atraksionet e rëndësishme historike, kulturore e shoqërore,

- eventet e ndryshme të planifikuara në zonë,

- vendodhjen e tyre,

- mënyrën e transportimit,

- oraret etj.

Ky informacion do të jepet i njësuar nga të trija Zyrat e Informacionit që do të thotë: informacion i përditësuar në kohë reale nga stafi i zyrave të informacionit, me broshura, harta të zonës dhe informacione ekstra (on demand),të printuara për t’ju lehtësuar turistëve realizimin e qëllimeve të tyre.

Student Prize

Një nga aktivitetet e projektit I4Tour është dhe “Student Prize”, aktivitet i cili parashikon krijimin e logos dhe sloganit për identifikimin e tij. Ky aktivitet kishte si qëllim përfshirjen e drejtpërdrejtë të studentëve në aktivitetet promovuese të turizmit në vend.

Logo dhe slogani u mendua të përzgjidhet bazuar në një konkurs të hapur mes studentëve të fakulteteve të cilët me punën e tyre do të mund të konkuronin për një çmim jo të vogël të rezervuar për fituesin.

Nga disa dhjetra aplikime tepër cilësore është bërë e mundur përzgjedhja e Logos dhe Sloganit fitues, punë e një student të Fakultetit të Arkitekturës – Universiteti Politeknik i Tiranës.

Slogani "Vlora Yours to Discover” u shpall fitues i garës “Student Prize”.

Kjo logo do të identifikojë projektin tone gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Sipërmarrjet e reja innovative të mbështetura nga skema mikro-financuese

Projekti I4Tour tashmë ka bërë të mundur garantimin e 10 çmimeve fituese sipërmarrjeve të reja inovative, 5 prej të cilave kanë filluar me hapjen e bizneseve të tyre dhe 5 të cilat po vijojnë me procedurat përkatëse për hapjen e tyre.

Sipërmarrjet Kreative fituese 2016 - 2017

1. Platforma Turistike (Platforma digitale për informimin e turistëve nëpermjet aparateve smart) Platformë online e cila do të përdoret për zbulimin dhe selektimin e hapësirave dhe vendeve ku turistët mund të qëndrojnë, mundësive për t’u argëtuar, asistencës në transport si dhe vendeve të veçanta me vlerë kulturore që Vlora ofron.

2. Sipërmarrja Artizane (Orientimi i produkteve artizane të zonës tek turistet). Ndërthurja e punës artizanale me motivet popullore, simbole shqiptare që janë të trashëguara brez pas brezi që i bëjnë ato të veçanta dhe të pëlqyeshme nga të huajt dhe jo vetëm.

3. Broshura Kulinare (Katalogu që do të shërbejë si çertifikatë e secilit produkt kulinar të zonës). Përgatitja e një katalogu në formën e një broshure, në të cilën do përshkruhen kuzhina lokale nga i gjithë rajoni i Vlorës, duke përcaktuar origjinën, historinë, si dhe përbërjen e detajuar të ingredientëve.

4. Markata Organike (Heqja e tregtimit të prodhimeve organike nga rrugët). Garantimi i ekzistencës së prodhimeve organike të atyre sipërmarrjeve të vogla familjare të cilat shërbejnë si një “brand” i kulinarisë shqiptare tek turistët.

5. Alrelax (Afrimi i turistëve të huaj në Shqipëri). Prurja e turistëve të huaj në Shqipëri duke ju ofruar atyre paketa turistike pushimesh në zonën bregdetare të Vlorës.

6. Guida të Diferencuara Turistike -Ndërtimi i një guide turistike me paketa të diferencuara për të shijuar dhe për të eksploruar Vlorën për turistët vendas dhe të huaj.Guidë turistike ekologjike me bicikleta , guidë me mjete ujore dhe nënujore, paketa të diferencuara për alpinistë të specializuar.

6. Qëndismat e zonës Vlorë - Promovimi i punës së dorës në zonat rurale të Qarkut Vlorë, duke qënë se në këto zona ekziston një numër i madh i grash të cilat merren me përpunimin e leshit punë dore (qëndismat e llojeve të ndryshme si: mbulesa, carcafë,çorape, jelekë, sixhade, etj).

7. Portali i Destinacioneve Turistike - Portali ka për qëllim t'i adresohet nevojave të turisteve në Shqipëri dhe jashtë vendit, të kontribuojë duke e bërë Qarkun Vlorë ndër destinacionet turistike lehtësisht të aksesueshme. Portali do të sigurojë një kanal më të mirë marketingu për shërbimin taxi për qytetarët dhe turistët.

8. Gadgets Vlora -Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një sërë artikujsh promovues dhe sensibilizues si çanta, kapele, bluza, stilolapsa, byrzylykë etj.., produkte të cilat do të kenë mbishkrime ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese si edhe stampime të fotove që identifikojnë vlerat turistike, historike dhe kulturore të zonës së Vlorës.

9. Rrugëtimi në Thesaret Turistike të Vlorës -Promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore për bukuritë turistike të Vlorës nëpërmjet një produkti me informacion të hollësishëm historiko-kulturor. Synohet realizimi i një brochure dy gjuhëshe shqip-anglisht që evidenton në mënyrë autentike bukuritë e njohura dhe të panjohura të Vlorës, si dhe publikimi i një video reportazhi promocional për zonën.

 


FIND US ON MAP