TAKIME NË KUADËR TË PROJEKTIT I4TOUR NË BASHKINË HIMARË DHE VLORË

30 NENTOR 2017

Foto të realizuara gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të projektit “I4TOUR” në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Vlorë, ku ishin të pranishëm stafi i projektit si edhe përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Takimi u mbajt nga kryetari i Bashkisë Z.Jorgo Goro në Himare, ku të pranishëm ishin Drejtori për Turizmin pranë Bashkisë dhe Drejtori i Planifikimit Urban, dhe në Vlorë nga Drejtori për Turizmin dhe Specialist i Drejtorisë së Planifikimit Urban.

Blog Image

 

Gjatë takimeve, u prezantua projekti i4tour, në menyrë që të pranishmit të njiheshin me komponentët kryesorë të projektit dhe aktivitetet e parashikuara për implementim nga ky projekt. Na u komunikua se do të mbështeteshim nga instancat e Bashkisë Himarë dhe Bashkisë Vlorë për të gjitha aktivitetet që do të realizonim, gjithashtu personat përgjegjës do të na vinin në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm për plotësimin e dokumentave në mënyre që të bëhet e mundur ngritja e zyrave të informacionit dhe implementimi i të gjithë aktiviteteve te parashikuara.

 

Blog Image