THIRRJE PËR APLIKIM! “TRAJNIMI I TË RINJVE PËR PUNËSIM NË ZYRAT E INFORMACIONIT”

3 Prill 2017

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në kuadër të projektit “I4TOUR – Zhvillimi Territorial për Turizmin e Qëndrueshëm, Ndërmarrjet Krijuese, Zhvillimi Rural dhe Punësimi i të Rinjve” i financuar nga IADSA (Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim), çel thirrjen për Pjesëmarrje në Trajnimin e të Rinjve për punësim në Zyrat e Informacionit në Vlorë – Llogara – Dhërmi.

Projekti I4Tour është një projekt pilot në fushën e Turizmit i cili po kontribon vazhdimmisht në sektorin e Turizmit duke filluar që nga Promovimi i Turizmit të Qëndrueshëm, Zhvillimi Rural, Mbështetja me grante për start-up e biznesesh gjithashtu një rëndësi të veçantë po i jepet punësimit të të Rinjve në zonën Vlorë-Llogara dhe Dhërmi.

Nëpërmjet këtij Trajnimi, krijohet mundësia më e mirë për të punuar dhe zhvilluar aftësitë e të rinjve në fushën e Turizmit në qarkun e Vlorës, duke i mundësuar të rinjve informacion të detajuar dhe të njësuar në sektorët kyç të Turizmit.

Të rinjtë e interesuar për t’u bërë pjesë e këtij Trajnimi, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

1. Aplikantët duhet t’i perkasin grup-moshës nga 18 deri 30 vjec;

2. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm;

3. Të kenë njohuri të mira gjuhës angleze dhe asaj italiane;

4. Njohuri te mira mbi fushën e Turizmit në zonë;

5. Të jenë bashkëpunues dhe të njohin punën në skuadër;

6. Të ketë aftësi të mira komunikuese, të jenë miqësorë dhe të përshtaten me ambjentin e punës;

7. Të kenë njohuri të mira kompjuterike (të paketës Microsoft Office);

8. Vërtetim mbi gjëndjen gjyqësore

9. CV të përditësuar.

Blog Image 3

Pas shqyrtimit paraprak të aplikimeve, individët të cilët do të përmbushin këto kritere do të njoftohen për t’ju nënshtruar intervistimit me gojë, i cili do të zhvillohet në Vlorë.

Me tej do të vijohet me fazën e tretë e cila konsiston në përzgjedhjen finale të 30 të rinjve të cilët do të trajnohen intensivisht mbi sektorin e Turizmit, me qëllim punësimin në këto Zyra Informacioni (TIPs).

Ky Trajnim do t’ju mundësojë të gjithë pjesëmarrësve pajisjen me Çertifikata, nga të cilët 9 prej tyre (më të kualifikuarit) do të përzgjidhen për t’u punësuar në Zyrat e Informacionit, ndërsa të trajnuarit e tjerë do të regjistrohen në databazën e Bashkive përkatëse si guida turistike të çertifikura të cilët do të mund të punësohen në vijim.

Ftojmë të gjithë individët e interesuar të dërgojnë CV e tyre në adresën e email-it të Projektit I4TOUR brenda datës 20 Prill 2017.